Gazeta Si – Hezbollahu ka sulmuar Izraelin me një numër të madh dronësh dhe raketash, në përgjigje të vrasjes së një komandanti të lartë muajin e kaluar.
Në një deklaratë, Hezbollahu tha: “Së pari, me mëshirën e Allahut të Plotfuqishëm, faza e parë ka përfunduar me sukses të plotë”.
Sirenat e sulmit ajror janë dëgjuar në pjesë të Izraelit verior dhe fluturimet për dhe nga Tel Aviv po devijohen.
Si kundërpërgjigje, Izraeli ka nisur gjithashtu sulme ajrore brenda Libanit, në atë që ai e quan një akt vetëmbrojtjeje.
Zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari thotë se Hezbollahu ka planifikuar një sulm të gjerë.
Izraeli tha se civilët libanezë ishin paralajmëruar që të largoheshin nga zonat ku vepronte Hezbollahu, një grup mysliman shiit i mbështetur nga Irani.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant shpalli gjendjen të jashtëzakonshme për 48 orët e ardhshme, pas kësaj situate.
Kjo do të thotë se i jep Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) autoritetin për të vendosur kufizime në lëvizjen e civilëve.
Pas vlerësimit të fundit të situatës, Gallant deklaroi një “situatë të veçantë në frontin e brendshëm” në të gjithë Izraelin, sipas një deklarate nga ministria e Mbrojtjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.