Nga Gazeta Si- Pas debateve të forta për të shtyrë afatin e mbylljes së punimeve të Komisionit Hetimor për shëndetësinë, dy palët kanë vendosur që të kërkojnë shtyrjen e afatit të Komisionit, për koncesionet e Sterilizimit dhe Check Up.
PS dhe PD kanë rënë dakord që ky afat të shtyhet edhe dy javë të tjera. dy palët ranë dakord edhe që të krijohet hapësirë për të pyetur dëshmitarë të tjerë, përfshi Ilir Beqajn.
Kjo ishte kërkesa që kryetarja Albana Vokshi bëri dje gjatë debateve të forta, ku nuk munguan edhe akuzat e drejtpërdrejta mes deputetëve.
Fillimisht nënkryetari Plarent Ndreca dhe PS u shprehën kundër, duke thënë se shtyrjen e afatit nuk e konsiderojnë fare por pas mbledhjes së kryesisë së komisionit, u arrit konsensusi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




