Motosport

Hetimi për shkeljet e Red Bull-it, FIA do të vendosë më 10 tetor

Gazeta Si – Nuk ka ardhur sentenca kundër Red Bull, Aston Martin dhe një skuadre tjetër për një shkelje të mundshme të rregullit për limitin e shpenzimeve në sezonin 2021. Pritej që të mërkurën të jepej rezultati i kontrollit të revizorëve të FIA-s, por është bërë me dije se të dhënat do të publikohen më 10 tetor.

FIA ka saktësuar në njoftimin e saj se nuk do të japë të dhëna të tjera për të evituar spekulimet e mundshme në lidhje me ‘Budget cap’.

Foto ilustruese. Logoja e FIA-s. Gazeta Si, 6 tetor 2022

“FIA informon se konkluzioni i analizës së kërkesave financiare 2021 të skuadrave të Formula 1 dhe dhënia e certifikatave konform rregullores nuk do të bëhet i ditur më 5 tetor. Është një proces kompleks që po kryhet dhe do të mbyllet me dhënien e certifikatave më 10 tetor.

Regullorja financiare është aprovuar në unanimitet nga të gjithë pjesëmarrësit, që kanë punuar në mënyrë korrekte me administratën për limitin e shpenzimeve. Ka pasur spekulime, informacione të pabazuara dhe FIA nuk do të jepë detaje të tjera deri sa të mbyllet analiza”, – shkruhet në njoftimin e FIA-s.

Lajmi bëri bujë bër faktin se mes tri skuadrave që mund të kenë shkelur rregulloren është Red Bull-i. Drejtuesit e kësaj skuderie janë mbrojtur, duke paraqitur një raport shpenzimesh në linjë me direktivat. Mercedesi dhe Ferrari, në garë për titujt 2021 dhe 2022, kanë kërkuar menjëherë transparencë dhe ashpërsi në masa, nëse vërtetetohen shkeljet.

Tani duhet pritur data 10 tetor për vendimin e FIA-s.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë