Politike

Hetimi i krimeve zgjedhore/ OSBE pajisje për SPAK: Jo ndërhyrje në 11 maj!

Nga Gazeta ‘Si’- Dy ditë përpara se në vend të çelet zyrtarisht fushata zgjedhore, në SPAK zbarkoi një përfaqësi e OSBE-së. 

OSBE dhuroi sete pajisjesh kompjuterike për të forcuar kapacitetet e Task-Forcës së re të SPAK-ut për parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Pajisjet – 25 laptopë, 25 printera/skanera dhe aksesorë – do të përdoren nga 13 grupet hetimore në terren si dhe nga struktura qendrore në Tiranë.

Kryetari i Prezencës, ambasadori Michel Tarran bëri thirrje për jo ndërhyrje më 11 maj.

“Sot nuk ka të bëjë vetëm me pajisjet – ka të bëjë me fuqizimin e institucioneve që kontribuojnë në forcimin e demokracisë në Shqipëri. Dua të përgëzoj SPAK-un për nismën dhe përkushtimin për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet zgjedhore. Shpresojmë që rritja e bashkërendimit dhe veprimit nga institucionet përgjegjëse do të shkurajojnë shkelësit e mundshëm të ligjit dhe jemi të bindur se puna juaj do të kontribuojë në sigurimin e zgjedhjeve pa ndërhyrje të paligjshme”, tha Tarran.

Ndërkohë kreu i SPAK Altin Dumani tha se pajisjet do ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve të prokurorëve të posaçëm dhe hetuesve dhe në evidentimin në kohë të krimeve zgjedhore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë