Gazeta Si – Nëna e Mark Samson, filipinezit që vrau me thikë ish-të dashurën e tij 22-vjeçare shqiptare, do të merret sërish në pyetje.
Kjo për shkak se gjatë ndërtimit të pistës së krimit, hetuesit nuk kanë mundur të zbërthejnë një kohë të caktuar veprimi, thikën ende të pagjetur të krimit, trupin e fshehur për ditë të tëra në valixhe.
Sipas mediave italiane, hetuesit kanë dyshime të forta se nënë e bir kanë bashkëpunuar për të fshehur trupin e shqiptares.
Grupi hetimor po tenton të rindërtojë orët e fundit të jetës së Ilaria Sulës, e cila u gjet e vrarë në një zonë të pyllëzuar të kryeqytetit, 8 ditë pasi ishte raportuar zhdukja e saj.
Ish- i dashuri filipinez ka rrëfyer në polici se i ka bërë të gjitha ai i vetëm. Por detajet që mungojnë si koha në të cilën është zhvilluar e gjithë ngjarja, mënyra sesi Mark Samson ka arritur të nxjerrë trupin pa e vërejtur askush, kanë ngritur dyshime mbi rolin e nënës së tij.
Një prej pistave të hetimit është se ajo e ka dëgjuar të birin duke u grindur me Ilarian. Më pas ajo e ndihmoi të pastronte dhomën e gjumit pasi kishte kryer vrasjen.
“Bëra gjithçka, nëna ime është e sëmurë dhe flinte”, tha ai më 29 mars. Imazhet e reja të kamerave të sigurisë, pranë landfillit ku u hodh trupi, do ta përgënjeshtronte gjithashtu këtë version.
Tani duhet të sqarohet se pse ai u kthye në atë shkëmb në orën 18:00 të së njëjtës ditë, siç doli sërish nga kamerat.
A e kishte hedhur tashmë trupin dhe ishte kthyer për të kontrolluar? Apo kishte bërë tentativën e parë në mëngjes, por nuk kishte kushtet e duhura për të hequr qafe valixhen?
Sido që të jetë, duket e pamundur që nga mbrëmja e datës 25 deri në pasditen e datës 26, as babai dhe as nëna të mos kenë vënë re se çfarë po ndodhte në atë banesë 50 metra katrorë.
“E vrava në shtrat, e godita nga pas, ia futa trupin në një valixhe jashtë dhomës sime dhe pastrova gjithçka”, është versioni i Samsonit.
Nëse ai me të vërtetë bëri gjithçka në tre orë, dikush duhet ta ketë ndihmuar të pastrojë dhomën.
Për këtë arsye në kërkim të provave iu morën tre çanta të mëdha me veshje, sende dhe PC. Edhe versioni për armën, një thikë buke me majë të hedhur më pas në kosh, nuk është bindës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.