Politike

Hetimet për sterilizimin janë bllokuar, Bardhi: Sa herë do na cenohen të drejtat do reagojmë

Në fund të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi përmes një konference për mediat se opozita do t’i përgjigjet me çdo mjet që lejon kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit për të mos lejuar asnjë pengim të hetimit parlamentar. Bardhi iu referua bllokimit të punës së komisionit hetimor për Shëndetësinë

“Dy janë komisionet dhe ne jemi duke e ndjekur nga afër situatën. Kam njoftuar edhe partnerët tanë ndërkombëtarë që nxitën dialog mbi atë çfarë po ndodh me këtë Komision. Të jeni të sigurt që do t’i përgjigjemi me çdo mjet demokratik që lejon kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit për të mos lejuar asnjë pengim të hetimit parlamentar”, u shpreh Gazment Bardhi.

I pyetur nëse do t’i rikthehen aksionit opozitar, ai deklaroi se sa herë cenohen të drejtat e opozitës, do te këtë reagim.

“Sa i takon aksionit tonë në parlament, ishte një reagim i detyruar për mos iu nënshtruar një padrejtësie, Iu jemi rikthyer normalitet, për të mbajtur zotimin publik. Sa herë cenohen të drejtat e opozitës, do te këtë reagim”, shtoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë