Gazeta Si – Kreu i komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri dyshohet se është zyrtarisht person nën hetim nga SPAK, në lidhje me hetimet për “shpërdorim detyre” dhe “favorizim i kompanive në tendera”.
Këtë të martë, Myzyri u paraqit për herë të tretë në Prokurorinë e Posaçme, ku ndryshe nga herët e tjera, dyshohet se i është sekuestruar telefoni.
I pranishëm në seancën e marrjes në pyetje, ka qenë edhe avokati i tij Ermir Beta. Ndaj Myzyrit, dyshohet se SPAK po kryen hetime për shpërdorim detyre dhe favorizim të kompanive të caktuara në tendera publikë.
Pas tre orësh marrje në pyetje, ai ka lënë SPAK, ndërsa nuk ka pranuar të flasë për gazetarët në lidhje me arsyen e paraqitjen e tij në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Që prej 2020-ës, Myzyri mban postin e kreut të komisionit për Prokurimet Publike. Më 7 prill, ai u mor në pyetje për dy orë në SPAK dhe doli nga organi i akuzës pa thënë asnjë fjalë për mediat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.