Politike

Hetimet e Prokurorisë për Tom Doshin, Celibashi: Do marrim në shqyrtim dosjen

Prokuroria e Përgjithshme përfundoi të enjten pas 8 muajsh hetimet për ish-deputetin Tom Doshi dhe gjetjet i dërgoi pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Edhe pse dosja e vonuar për disa muaj nuk kishte asnjë informacion shtesë nga ato që diheshin për deputetin e dorëhequr, kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha për mediat se në bazë të procedurës ai do të marrë në shqyrtim dokumentacionin e dërguar “Çdo dokument që lidhet me procesin e verifikimit të kandidatëve i bërë në rastin kur kontributor është edhe Prokuroria do të marrë vlerësimin dhe konsiderimin e institucionit të KQZ-së“, tha Celibashi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë