Tymnajë përreth Liverpulit. Sipas “The Athletic”, disa klube po i bëjnë presion “English Football League”, që organizon “Carabao Cup”, të hapë një hetim për pozitivitetin fals ndaj Covid-t të lojtarëve të këtij ekipi. Ishte kjo aryseja që çoi në shtyrjen e ndeshjes së kupës me Arsenalin më 6 janar.
Polemikat kanë shpërthyer pasi trajneri Jurgen Klop deklaroi se brenda vatrës së infektimit që goditi skuadrën e tij kishte realisht shumë “pozitivë falsë”. Rivalët e Liverpulit janë ankuar për një shtyrje të pajustifikuar të ndeshjes dhe duan t’i shkojnë çështjes deri në fund për ta qartësuar atë. Shumë klube kanë kërkuar më parë shtyrje ndeshjesh për shkak Covid-i, por kanë marrë gjithmonë përgjigje negative.

Para ndeshjes me Arsenalin, klubi i Liverpulit njoftoi për një vatër të madhe infektimi, që e pengonte të zbriste në fushë. Pas ndeshjes me Shresbërin në turin e tretë të “FA Cup’, Klop pohoi se i vetmi që ishte realisht i prekur nga Covid-i ishte Trent Aleksander-Arnold.
Sipas shtypit britanik, lojtarët e Liverpulit bënë tampon tri herë dhe pas tamponit molekular u zbulua pozitiviteti fals. Vetëm kohëzgjatja e rezultateve të testeve mund të qartësojë pozicionin e klubit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




