Më 11 korrik 1982, Italia e drejtuar nga Enco Bearzot mundte Gjermaninë 3-1, duke fituar Botërorin e Spanjës. Tani, 39 vjet më pas, “axurrët” kanë mundësinë të fitojnë një tjetër trofe të rëndësishëm dhe për t’i motivuar sa më shumë djemtë e Mançinit para finales, heronjtë e “Bernabeu”-t u kanë shkruar një letër. Firmat janë ato të protagonistëve, me Mariela Shirean që firmos për mbrojtësin e madh, Federika Rosin për Pabliton, vajza Çincia për Bearzot dhe Paolo Maldini për babanë Çezare.
Letra e heronjve të 1982-shit
Këto javë kemi riparë tek ju shumë nga historia jonë, sportive dhe humane. Në kurajon tuaj, në pasionin tuaj, në bashkimin tuaj, në forcën tuaj për të ecur përpara pas një periudhe të vështirë, ne kemi gjetur veten.
Historitë e bukura nuk harrohen kurrë, sepse nuk përfundojnë kurrë, bëhen emocione që mbeten në kohë, kujtime që forcohen, duke kaluar nga zemra. Do të jetë kështu edhe për ju.
Sido që të shkojë, faleminderit që na bëtë të përjetojmë gjithë këtë, që na bëtë të ndihemi edhe një herë të rinj dhe pa frikë, si dhe që na treguar se brenda çdo italiani ka një forcë të thellë, të madhe dhe shpesh të pabesueshme, që në momentet e vështira shpërthen dhe bën të mundur edhe atë që duket e paarritshme.
Ëndërroni të ardhmen që mund të ndërtoni. Tani shkoni në Londër, zbrisni në fushë dhe jepni maksimumin, siç keni bërë gjithmonë… historitë e bukura nuk përfundojnë kurrë!
Forca djema
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.