“Doni të dini se si ndihesh të jesh mesfushori më i mirë në botë? Nuk duhet të më pyesni mua, pyesni Pol Skolls”. Kjo është përgjigja e Zinedin Zidan, që nga futbolli kupton diçka. Një vlerësim absolut për mesfushorin anglez, një nga më të mirët e gjeneratave të fundit. Të njëjtin vlerësim kanë edhe shumë mjeshtra të topit. Ja disa prej tyre:
“Ishte aq i fortë sa mund të luante shumë mirë për Brazilin. Adhuroj ta shoh Skolls, është një mrekulli kur e sheh të luajë futboll”. Sokrates
“Pol Skolls është mesfushori më i mirë britanik që nga koha e Bobi Çarlton. Në ndeshje provonte të bënte gjëra absurde, lojëra të pamundura dhe unë atëherë kthehesha nga lojtarët e tjerë dhe u thosha: ‘E shikoni, po mërzitet’…” Aleks Ferguson
“Skolls është me shumë mundësi lojtari më i fortë në historinë e Premier Ligës”. Tierri Henri
“Pol Skolls është një model sjelljeje dhe frymëzimi”. Lionel Mesi
“Kam dashuruar çdo minutë përkrah tij. Ishte i jashtëzakonshëm, më i miri i gjeneratës sonë”. Rio Ferdinand
“Skoll është një nga lojtarët më të mëdhenj që kam parë të luajë”. Zherard Pike
“Lojtari që admiroj më shumë në Premier? Shumë e lehtë, Pol Skolls”. Patrik Vieira
“Modeli im? Pol Skolls”. Ksabi Alonso
“Për mua dhe këtë e them shumë seriozisht, është mesfushori më i mirë që kam parë në 15-20 vitet e fundit. Kam folur me Ksabi Alonson për të. Është spektakolar, ka gjithçka: vizion loje, driblim, pasimin e fundit. Nuk e humb kurrë topin. Një model, të gjithë e duan”. Ksavi Hernandez
“Kam provuar me të gjitha mënyrat ta marr tek Interi. Nuk kishte as agjent edhe ishte më e vështirë. Kur shkova ta takoj, përgjigja e tij ishte: ‘Nëse doni që unë të vij të luaj për ju, duhet të blini gjithë klubin…”. Masimo Morati

Skoll është shembulli më i mirë lidhjes së një futbolli me fanellën. Ai është një arkitekturë e futbollit, më i miri në llojin e tij. Është një nga futbollistët më të admiruar nga të gjithë kudo në botë. Sa për arritjet, flet qartë palmaresi i tij:
-11 tituj në Premier Ligë
-7 Komuniti Shilld
-3 Kupa Anglie
-3 Kupa të Ligës angleze
-2 Liga Kampionësh
-1 Kupë Interkontinentale
-1 Kupë Bote për klubet
Në total ka zhvilluar 785 ndeshje në karrierë dhe ka realizuar 169 gola mes klubit të tij Mançester Junajtid dhe kombëtares angleze. Llogaritë bëjini vetë për çfarë lojtari po flasim.
Gëzuar ditëlindjen, Hero i heshtur!
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




