Politike

Herësi është hequr, sa vota duhet të marrë kandidati nga populli? Bylykbashi: Kush merr më shumë nga lista futet në Kuvend

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi tha përmes një konference për shtyp se lista e mbyllur me 1/3 u vendos për të garantuar kuotën gjinore.

“⅓ është vendosur për të garantuar kuotën gjinore. Në këtë vend mund të futen edhe njerëz nga bota akademike, ata mbrohen dhe mundësohen që të jenë në Parlament. Kjo kuotë është 25%. Lista e një partie do të jetë në Tiranë me 36 mandate, 12 mandate në listën e mbyllur dhe 36 mandate në listën e hapur. Do të jenë 48 kandidatë. Jemi më shumë se ⅔ me votim parapëlqyes dhe do të jetë pa asnjë herës. Kush merr më shumë vota, merr mandatin e deputetit” tha Bylykbashi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë