Vetëm 69 persona, nga 555 riregjistrime në autoshkollë për shkak të heqjes së pikëve të patentës, e kanë rifituar lejen e drejtimit gjatë periudhës qershor 2022-korrik 2023.
“555 riregjistrime në autoshkolla dhe vetëm 12.4 % prej tyre kthehen në rrugë si drejtues mjeti, kësaj here akoma më të përgjegjshëm”, bën të ditur DPSHTRR.
Sipas DPSHTRR-së, ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë. /ata
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




