Gazeta Si – “Hemilton, je një copë mu**”. Ofendimet dhe fyerjet e rënda nuk kalojnë pa u vënë rë në rrjetet sociale. Por kur zbulohet se ato mund të jenë shkruar nga një punonjës i një skuadre tjetër në Formula 1 (MekLaren), çështja bëhet edhe më e rëndë.
Shtatë herë kampioni i botës është fyer kështu nga një llogari private në Tuiter dhe Fejsbuk, që më pas e ka fshirë atë që kishte shkruar për pilotin e Mercedesit. Nga skuderia MekLaren është bërë me dije se po merret me këtë çështje dhe nëse konfirmohet postimi abuziv, atëherë punonjësi do të pushohet menjëherë nga puna.

Për Ljuis Hemilton nuk është hera e parë që sulmohet në rrjetet sociale. I ka ndodhur edhe në mars, me një komisar të garës së Jedah, që u largua menjëherë nga cirkuiti.
Postimet e atij që presupozohet të jetë punonjës i MekLarenit kundër Hemiltonit kanë nisur në Bahrein 2020, kur anglezi nuk garoi, pasi kishte dalë pozitiv ndaj Covid-it dhe atëherë u zëvendësua nga Xhorxh Rasëll. Në atë kohë ai që e sulmonte festonte për karantinën 10-ditore të Hemiltonit. “Më në fund! Nuk e doroja dot në pistë”, – shkruante ai në atë kohë.
Po ashtu, piloti anglez është sulmuar edhe kur mori titullin ‘Sir’ nga princi Karl, pasi humbi duelin për titullin kampion me Vershtapen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




