Gazeta Si – Mercedesi ndodhet në një pozicion më të mirë për të përballuar sezonin 2023 në raport me vitin e kaluar. Megjithatë, Ljuis Hemilton nuk beson se kjo makinë ka ritmin e duhur për të mundur rivalët e Red Bull-it dhe Ferrarit.
Pas testeve në Bahrein, 7 herë kampioni i botës gjykon se W14 është “një makinë e mirë, nga e cila duhet nisur” për sezonin që fillon këtë fundjavë. Duket se janë zgjidhur disa probleme që e torturuan Mecedesin sezonin që shkoi.

“Kanë qenë ditë interesante, – ka thënë Hemilton pas kontakteve të para me makinë e re. – Ajo që më ka goditur më shumë është se ky është viti im i 11-të me Mercedesin dhe të gjithë janë prezantuar me të njëjtin mentalitet. Të gjithë po punojnë me kokën ulur dhe për këtë jam vërtet krenar”.
“Qëndrueshmëria ishte përgjtihsësisht mirë. Patëm një problem me makinë e Rasëll, por në kompleks gjërat shkuan mirë. Nuk jemi tamam aty ku duam të jemi, por kjo është një bazë e mirë për t’u nisur.
Nuk është ende gjithçka perfekte, nuk jemi në gjendje të rivalizojmë Red Bull-in, ndoshta as Ferrarin, por e thashë që në fillim se jemi më mirë. Duhet vetëm të jemi pozitivë dhe të japim gjithçka”, – shtoi më tej piloti britanik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



