Motosport

Hemilton një shok i vërtetë skuadre: Mund të na mundin, por jo të na përçajnë!

Kampioni i botës në Formula 1, Ljuis Hemilton, nuk ia doli në garën e Meksikës dhe tani rrezikon shumë t’i dorëzojë titullin Maks Vershtapenit, që është shkëputur në krye. Fitorja e holandezit në garën e fundit u favorizua shumë nga një gabim i Valteri Botas, i cili nuk bëri lojën e skuadrës që priste Mercedesi, por la hapësirë për pilotin e Red Bull-it.

Hemilton, me një postim të fundit në rrjetet sociale, i ka dalë në mbrojtje shokut të skuadrës. Ai kërkon ta mbajë sa më kompakt ambientin në skuadër dhe të largojë çdo dyshim për krisje me Botas.

Në postimin e tij anglezi shkruan: “Ishte një ditë e keqe për ne. Thashë pas garës së VB (Valteri Botas) e la derën hapur dhe të gjithë nisën ta kritikonin. Ne jemi një skuadër dhe fitojmë dhe humbim si skuadër, nuk ka një person përgjegjës në fitore dhe humbje: mirë apo keq, bëjmë gjithçka bashkë. Mund të na mundni, por jo të na përçani. Shohim përpara Valteri, vazhdojmë të besojmë vëlla”.

Botas, që në Meksikë u nis i pari, me Hemiltonin në krah të tij, pas startit u mbyll nga e majta, duke lënë një trajektore të lirë për Vershtapenin, i cili mori kryesimin dhe nuk e lëshoi më deri në fund. Pas garës, finlandezi tha: “Nuk gabova në nisje, pproblemi është se në kthesën e parë një makinë më preku dhe përfundova duke u rrotulluar në pistë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë