Gazeta Si – Drejtuesi kryesor i Uilliamsit ka punuar me të dy rekordmenët gjatë eksperiencës që ka pasur te Mercedesi. Ai shprehet se nuk ka parë kurrë një talent si piloti anglez, madje e vë atë më lart se ish-piloti gjerman.
Ljuis Hemilton është më i mirë se Mikael Shumaker. Është i bindur James Vowles, drejtuesi kryesor i Uilliamsit, që ka pasur kontakt shumë të afërt me dy legjendat e F.1 gjatë periudhës 2010-2021, kur ishte pjesë e Mercedesit. Një periudhë që e lejon atë të bëjë një krahasim real mes dy pilotëve unikë që kanë mundur të fitojnë 7 tituj kampion bote.

“Ljuis Hemilton ishte dhe është edhe sot piloti me më shumë talent natyral, me të cilin kam punuar, duke përfshirë edhe Mikael Shumakerin”, – ka theksuar Vowles.
Ai e shpjegon gjykimin e tij nisur nga mentaliteti: “Mentaliteti i Ljuist në atë kohë ishte brilant. Donte të fionte çdo garë me çdo kusht, po t’i flasësh sot pranon edhe një vend të dytë apo të tretë”.
Vowles pastaj ndalet edhe tek rëndësia e fair play-it: “Mund të fitosh një Botëror, por nëse ke bërë diçka antispotive do të pendohesh për gjithë jetën. Do të mbetet gjithmonë njollë”, – thotë drejtuesi, duke sjellë si shembull kontaktin e Shumaker kundër Zhak Vilnëv në garën e fundit të 1997-ën. Një episod që i kushtoi skualifikimin gjermanit.

“Mikael është një njeri i jashtëzakonshëm, por në atë rast prishi gjithçka. Te Mercedesi doja të kujtohesha për dominimin. Me rregullat tona e denim që do të fitonte piloti më i mirë, me mundësi të barabarta në 20 gara”, – përfundon Vowles.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.