Motosport

Hemilton konfirmon zërat për Çelsin, Vershtapen e thumbon: Sikur është me Arsenalin!

Gazeta Si – Nuk janë më vetëm zëra. Përfshirja e Ljuis Hemiltonit në një nga korporatat që që ka bërë ofertë për blerjen e Çelsit, është reale.

“Zërat për Çelsin janë të vërteta, jam fans i futbollit, luaj që kur isha 4 vjeç, – ka thënë piloti i Mercedesit sot në Imola. – Kujtoj që 5-6 vjeç bëj tifo për Arsenalin, kurse xhaxhai im për Çhelsin. Jam një i apasionuar i këtij sporti dhe kjo është një mundësi e mirë”.

Hemilton më pas ka konfirmuar edhe përfshirjen e tenistes Serena Uilliams: “Kemi folur disa herë, kemi një raport të ngushtë. Ajo është një sportiste dhe një grua fenomenale. Më pyeti çfarë mendoja dhe unë i thashë se doja të isha edhe unë. U përfshimë të dy, nuk doja ta humbja këtë shans”, – shtoi Hemilton.

Maks Vershtapen, ‘armik i betuar’ i anglezit, nuk e ka humbur shansin për ta thumbuar rivalin: “Unë jam tifoz i PSV Eindhoven, nuk ëndërroj kurrë të blej Ajaksin, – deklaroi holandezi për ‘Sky Sports Uk’. – Dhe nëse do të blija një klub, do doja të kisha mazhorancën për të pasur fuqi vendimmarrëse, jo një përqindje të vogël.

Pastaj, je tifoz i Arsenalit dhe do të blesh Çelsin? Ok, njerëzit bëjnë çfarë të duan me paratë e tyre”. Afati përfundimtar për ofertat për blerjen e Çelsit ishte 15 prilli. Mes atyre që kanë marrë pjesë në këtë ankand është edhe Stiv Paliuka, i cili sapo ka blerë 55% të Atalantës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë