Motosport

Hemilton hap kartat: Dua titullin e 8-të, asnjë problem me Vershtapen

Gazeta Si – Piloti britanik, Ljus Hemilton, 7 herë kampion bote në Formula 1, ka folur së fundi për ‘Sky Sport’, ku ka theksuar: “Tetë tituj nuk janë një obsession, por po punoj për ta arritur këtë objektiv. Maks Vershtapen bëri detyrën në 2021-shin”

Një vit fiks pas fitores së 100-të në F.1, Hemilton ka treguar se e ka përjetuar këtë sezon anormal për të. Pas shumë vitesh ai nuk mund të luftojë për titullin kampion. Anlgezi i Mercedesit hapi ‘kartat’ në specialen “Sir Lewis Hamilton” të ‘Sky Sport F1’.

Ljuis Hemilton, 7 here kampion bote ne Formula 1. Gazeta Si, 26 shtator 2022

“Titulli i 8-të në F.1 nuk është një absesion, por sigurisht që është në mendimet e mia, – shprehet Hemilton. – Është në majë të piramidës dhe puna e bërë në bazë këtë vit është finalizuar për të mbërritur aty lart”.

Për rivalin e tij, Maks Vershtapen, piloti anglez ka thënë: “Nuk ka asgjë mes nesh, Maks bëri detyrën e tij vitin e kaluar dhe unë nuk kam asnjë problem me të. Kemi shumë vite diferencë dhe jashtë pistës ka pasur respekt reciprok mes nesh”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë