Motosport

Hemilton drejt Hollivudit: Po punoj për një film me Bred Pit

Gazeta Si – Ljuis Hemilton do të bëjë një film mbi Formulën 1 me Bred Pit. Piloti anglez ka konfirmuar zërat e ditëve të fundit, që e shohin atë në rolin e producentit.

“Në film nuk do të shfaqem dhe për momentin nuk mund të them më shumë”. Shtatë herë kampioni i botës është dukur entuziast, teksa fliste nga Baku, ku zhvillohet gara e radhës.

Piloti anglez, Ljuis Hemilton. Gazeta Si, 10 qershor 2022

“Është një projekt i madh i bukur dhe jemi duke punuar për skenografinë. Është argëtuese, kaloj shumë orë me Brad Pit dhe kjo është entuziazmuese. Duam të mbajmë shpirtin e garave”, – shton Hemliton.

Për garën, piloti i Mercedesit tha: “A ka optimizëm për këtë fundjavë? Uroj që po. Duhet më pak karikim dhe ky duhet të ketë një faktor më i mirë për ne. Jemi më të fortë në cirkuite si ai i Barcelonës. Këtu nuk do të jetë e lehtë”.

Hemilton ndërkohë është bërë qytetar nderi i Brazilit: “E pabesueshme, është një vend që e dua. E admiroj Brazilin edhe prej Senës. Brazili në jetën time ka pasur gjithmonë e më tepër rëndësi, për diversitetin e tij. Aty kam fituar Botërorin tim të parë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë