Sociale

Helmimi në Krujë, analizat pritet të dalin pas 24 deri në 72 orë

Dy ditë pas helmimit masiv të dyshuar nga uji i pijshëm i banorëve të Krujës, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Drejtuesja e ISSH-së Vjollca Braho, kanë shkuar për herë të parë për të parë situatën në spitalin e qytetit.

Ministrja theksoi e duhet pritur hetimi epidemiologjik i të gjitha rasteve, me të cilin, “do të kemi një rezultat përfundimtar kur të kemi analizat. Afati është 24-72 orë”.

Sa i takon investigimit, Manatirliu sqaroi se ”të gjitha strukturat po hetojnë të gjitha pistat. ISHSH dhe  ISHP janë duke investiguar. Janë marrë monstrat e ujit, ushqimeve. Hetimi epidemiologjik po bëhet në të gjithë aspektet”.

Manastirliu tha se në spital kanë marrë shërbim rreth 370 qytetarë, ku mes tyre ka fëmijë, adoleshentë dhe të moshuar.

“Sot janë paraqitur rreth 60 qytetarë. Kanë marrë shërbim dhe janë nisur për në shtëpi pasi situate shëndetësore ska qenë  e rënduar, janë edhe disa pacientë të tjerë që janë duke marrë shërbim. Janë rreth 30 qytetarë, janë edhe adoleshentë fëmijë dhe të rritur”, - tha ajo.

Banorët e mbërritur në spital kanë deklaruar se kanë pasur dhimbje braku, të vjella dhe diarre, simptoma që të lënë të dyshosh për një helmim nga uji i pijshëm në rrjetin e shpërndarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë