Ngjarje

Helmimi në kopshtin e Gramshit, prokuroria nis hetimet. Bllokohen kartelat e 6 fëmijëve të shtruar në spital

Një ditë pas alarmit në rrjetet sociale për një rast të dyshuar helmimi në Kopshtin Nr.1 të Gramshit, policia konfirmon se çështja po hetohet.

Gjithçka nisi më 24 maj, kur gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me shenja helmimi. Dyshimet e para flasin për një infeksion nga salmonela, i marrë përmes ushqimit të servirur në kopsht.

Policia ka sekuestruar kartelat mjekësore të fëmijëve të shtruar, dokumentacionin mbi furnizimet ushqimore të kopshtit, dhe ka marrë mostra nga ushqimet për analiza laboratorike. Produktet e mbetura në kuzhinë janë bllokuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë