Ngjarje

Helmimi i fëmijëve në Gramsh, AKU mohon prezencë të salmonelës

Nga Gazeta ‘SI’-  Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka dalë me një reagim zyrtar pas rastit të helmimit të fëmijëve në një kopsht në Gramsh.

Sipas AKU, nga analizat e kryera deri më tani të produkteve ushqimore, nuk rezulton të ketë përmbajtje salmonele.

Thekson se vijon analizimi i kofshëve të pulës dhe vezës nga DRAKU Elbasan dhe Tiranë.

“Në kuadër të transparencës, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon ndjekjen e procedurave ligjore dhe informimit të publikut, lidhur me kampionaturat e marra në produktet ushqimore lëndë e parë në kopshtin Nr .1 në qytetin e Gramshit dhe në subjektin furnizues në Tiranë, të cilat u dërguan për analizim për treguesin Salmonella spp pranë Laboratorit të Referencës në ISUV.

Informojmë se për mostrat e dërguara për analizim për produktet lëndë e parë qumësht dhe kofshë pule, të kampionuara nga DRAKU Elbasan, si dhe produktet qumësht, kofshë pule, vezë e kampionuar nga DRAKU Tiranë, kanë rezultuar të pastër për treguesin Salmonella spp. Ndërsa për produktin vezë kampionuar nga DRAKU Elbasan dhe kofshë pule kampionuar nga DRAKU Tiranë, analizimi është ende në proces”, thotë AKU.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë