Policia e Durrësit ka vënë në pranga pronarin e një restoranti dhe kuzhinierin e tij, pasi gjatë një ceremonie martesore dyshohet se janë helmuar nga ushqimi 5 persona.
Në pranga ka rënë Pajtim Kacani pronari i restorantit dhe kuzhinieri Bledar Hasa, 33 vjeç, të dy banues në Durrës.
5 shtetasit e helmuar ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Mbrëmjen e djeshme dasmorët përfunduan të helmuar në urgjencën e spitalit të Durrësit.
Personat e helmuar menjëherë pas përfundimit të dasmës janë ndjerë keq.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




