Bota

Hedhja e fishekzjarrëve nga mega-jahti shkakton një zjarr masiv në Greqi

Kanë qenë fishekzjarrët e lëshuar mbrëmjen e së premtes nga turistët e një jahti të madh që shkaktuan zjarrin në ishullin Hidra pranë Athinës, Greqi, duke ndezur zemërimin e popullatës vendase.

Fishekzjarret e shpërthyera shkatërruan pyllin e vetëm me pisha në ishull, ndërsa i gjithë vendi përballet me një sezon të ri zjarresh verore.

Kryebashkiaku Giorgos Koukoudakis tha për televizionin ERT se ishte "i indinjuar nga papërgjegjshmëria e disa njerëzve".

Administrata do të ngrejë veprime ligjore ndaj përgjegjësve sapo të përfundojë hetimi.

Mediat vendase raportojnë se i gjithë ekuipazhi i mega jahtit është arrestuar.

Raportohet se prangat u ranë 13 personave. Jahti “Persephone”, i marrë me qira nga 17 pushues nga Kazakistani, është konfiskuar nga roja bregdetare greke.

Në Greqi, dënimet për zjarrvënie janë ashpërsuar kohët e fundit.

Përgjegjësit rrezikojnë deri në 10 vjet burg dhe gjobë deri në 200 mijë euro.

Kanë qenë fishekzjarrët e lëshuar mbrëmjen e së premtes nga banorët e një jahti të madh që shkaktuan zjarrin në ishullin Hidra pranë Athinës, Greqi, duke ndezur zemërimin e popullatës vendase.

Fishekzjarret e shpërthyera shkatërruan pyllin e vetëm me pisha në ishull, ndërsa i gjithë vendi përballet me një sezon të ri zjarresh verore.

Kryebashkiaku Giorgos Koukoudakis tha për televizionin ERT se ishte "i indinjuar nga papërgjegjshmëria e disa njerëzve".

Administrata do të ngrejë veprime ligjore ndaj përgjegjësve sapo të përfundojë hetimi.

Mediat vendase raportojnë se i gjithë ekuipazhi i mega jahtit është arrestuar.

Raportohet se prangat u ranë 13 personave. Jahti “Persephone”, i marrë me qira nga 17 pushues nga Kazakistani, është konfiskuar nga roja bregdetare greke.

Në Greqi, dënimet për zjarrvënie janë ashpërsuar kohët e fundit. Përgjegjësit rrezikojnë deri në 10 vjet burg dhe gjobë deri në 200 mijë euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë