Nga Gazeta ‘SI’ – Për tetëmujorin janar-gusht 2022, në Shqipëri janë prodhuar 4.6 mln megavat ose 4.6 terravat energji. 2.4 terravat ose 47% e kësaj energjie janë prodhuar nga KESH dhe pjesa tjetër nga HEC-et private.
Në total përfshihet dhe energjia e gjeneruar nga centralet fotovoltaike, që kanë prodhuar 39.1 mijë megavat ose 39.1 gigavat energji, duke zënë vetëm 0.8% të totalit. Ndonëse kjo duket shifër ende modeste, ka pasur rritje të vrullshme nga muaji në muaj.
Në fillim të viti, centralet fotovoltaike prodhonin vetëm 2.4 gigavat energji dhe në muajin gusht prodhuan 11.2 gigavat. Kjo lidhet dhe me rritjn e e interesit nga privatët për t’u kthyer në centrale solare. Gjatë kësaj periudhe, ERE ka licencuar 5 të tilla duke e çuar totalin në 11.
Për 8 mujorin, Shqipëria ka shitur 1.34 terravat energji dhe ka blerë 2.24 terravat. Gjatë kësaj periudhe konsumatorët e lidhur në treg të lirë kanë konsumuar 1.05 terravat energji, ndërsa ato të lidhur me Furnizuesin e Mundësisë së Fundit, bizneset që nuk dalin dot vetë në treg të lirë ose nuk kanë gjetur dot një furnizues, kanë konsumuar 16.8 gigavat energji.
Humbjet në rrjet për 8 mujorin raportohen sa 2.11% e totalit të energjisë së prodhuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




