Nga Gazeta ‘Si’- Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi arriti nga Haga në Kosovë për të bërë nderime te varri i babait të tij, Haxhi Thaçi, në Skënderaj.
Mediat në Kosovë raportojnë se aeroplani privat me të cilin udhëtonte Thaçi është nisur nga Roterdami në orën 08:00 dhe ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës në orën 10:00.
Ndërkohë, nga fotot e siguruara shihet se ai ishte i mbikqyrur nga forca policie.


“Te varri yt erdha i fundit babë! Para meje erdhën mijëra qytetarë! Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falenderoj të gjithë.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, është mesazhi i ndjerë që ka lënë Thaçi mbi kurorën e luleve.

Ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk mundi t’i jepte lamtumurën e fundit babait të tij pasi Gjykata e Hagës nuk i dha leje për të ardhur në Kosovë. Ky vendim i Gjykatës Speciale në Hagë shkaktoi reagime të shumta.
Nuk dihet ende se sa do të qëndrojë Thaçi në Kosovë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.