Nga Gazeta ‘Si’- Ish-presidenti Hashim Thaçi ka munguar në gjykimin e sotëm në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Thaçi ka pasur probleme shëndetësore, dhe për këtë është pamundësuar pjesëmarrja e tij në këtë seancë.
Kjo është bërë e ditur gjatë seancës gjyqësore nga avokati i tij mbrojtës, Luka Mishetiç.
“As unë nuk kam informacion, sekretarja më njoftoi se klienti nuk ndihej mirë dhe nuk mund të merrte pjesë në seancën e sotme. Nuk jam konsultuar fare me klientin lidhur me këtë. Mendova se ishte zgjidhur prej jush”, deklaroi avokati.
Po ashtu, në lidhje me këtë çështje u deklarua edhe gjyqtari i rastit, ku tha se Thaçi pati nevojë të konsultohet me një mjek.
“I vetmi komunikim ishte se nuk ka qenë mirë nga shëndeti dhe duhet të fliste me një mjek. Komunikoni me të nëse jep leje që të vazhdojmë pa praninë e tij”, tha gjyqtari Smith.
Pas kësaj, gjyqtari ka urdhëruar që seanca të shkojë në seancë private dhe nuk dihet çfarë është diskutuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



