Nga Gazeta ‘Si’- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përfunduar vizitën te babai i tij në Klinikën Interne në QKUK.
Dhomat e Specializuara të Hagës i dhanë leje atij të udhëtojë drejt Kosovës për “arsye të forta humanitare”.
Pas qëndrimit për disa orë me babain e tij ai është larguar nga spitali ndërsa në oborrin e QKUK-së ishin mbredhur dhjetëra persona.
Sapo Thaçi zbriti shkallët e QKUK, qytetarët brohoritën emrin e tij dhe “UÇK”. Më pas ai u fut në makinën që e shoqëronte dhe u largua.



Vizita e tij u mundësia pas disa refuzimeve nga Gjykata Speciale, Thaçi kishte bërë kërkesë më 31 janar 2025 nga gjyqtarët që ta lirojnë për vizitë humanitare në Kosovë.
Sipas vendimit të 31 janarit 2025, mbrojtja e Thaçit kishte paraqitur se gjendja shëndetësore e babait të klientit të tij përben rrethana urgjente dhe të jashtëzakonshme që justifikojnë lirimin e Thaçit për arsye humanitare. Në të dy rastet, kërkesa e tij ishte refuzuar.
Hashim Thaçi, i cili është në paraburgim nga vitit 2020, nën akuza për krime lufte e krime kundër njerëzimit, kishte qëndruar në Kosovë në maj dhe në shtator të vitit 2023, kur pikërisht për arsye shëndetësore të prindërve të tij, i ishin lejuar vizitat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.