Kryetari i PD-së, Sali Berisha mbështeti bojkotin e Dhomës së Avokatisë në shenjë kundërshtie ndaj Hartës së re Gjyqësore të miratuar nga KLGJ.
Berisha komenton se pse kjo harte nuk duhet miratuar dhe ftoi profesionet e lira të hidhen në grevë.
LEXO EDHE:
PD me një zë për hartën e re gjyqësore: Privohen nga sistemi i drejtësisë banorë të 10 qyteteve
“Kjo hartë në mënyrë arbitrare mbyll 9 gjykata fakti, 4 gjykata apeli administrative dhe 5 gjykata apeli. Ajo me shpenzimet shtesë që u krijon qytetareve, udhëtime, hotele, restorante etj, e bën të papërballueshëm procesin gjyqësor për shtresat në nevojë.
Me hartën antikushtetuese Rama ka dy qëllime kryesore:
Të vendosë nën kontroll të plotë vendimet e gjykatave dhe të maskojë falimentimin e sistemit gjyqësor nga pseudoreforma e këtij sistemi.
Duke i dhënë mbështetje të plotë grevës së avokatëve të vendit në mbrojtje të të drejtave themelore të qytetareve shqiptare, u bëj thirrje të gjithë profesioneve të tjera të lidhura me proceset gjyqësore, të hidhen në grevë dhe të kërkojnë anulimin e menjëhershëm të saj.
Gjithashtu Partia Demokratike garanton qytetarët e vendit se anulimi i kësaj harte do të jetë një nga aktet e para të pushtetit të ardhshëm të saj
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




