Politike

Harta e re gjyqësore, Vasili: Asgjeson të drejtat e qytetarëve dhe rrënon reformën në drejtësi

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka deklaruar se harta e re e gjyqësore e përgatitur nga KLGJ dhe e mbështetur nga ministria e Drejtësisë rrënon në total reformën në drejtësi.

“Kjo hartë rrënon përfundimisht Reformën në Drejtësi dhe asgjeson të drejtat bazike të qytetarëve për akses të lehtë dhe pa kosto në drejtësi, si dhe për procese të drejta ku të jenë të barabartë në çdo pikëpamje përpara ligjit.

Rezoluta e Parlamentit Europian që u miratua në 19 maj, vetëm tre javë më parë, adreson shumë qartë problemin skandaloz të Hartës se Re gjyqësore dhe thekson: ‘se reforma e sistemit gjyqësor sipas Hartës së Re të Gjyqësorit duhet të marrë në konsideratë opinionet e palëve të interesuara dhe kushtet socio-ekonomike të grupeve vulnerabël dhe të përmirësojë aksesin në drejtësi dhe procesin e duhur ligjor”;

Kjo hartë e tille arbitrare shkakton realisht asgjesimin e mundësisë reale për akses të lehtësuar në drejtësi dhe realizimin e vërtetë të barazisë përpara ligjit e të pa ndikuar nga asnjë faktor sociale ekonomike që krijon pabarazi”, thotë Vasili.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë