Ne rrjet

Harta/ 32 mld dollarë projekte kineze të shtrira në Ballkan. Shqipëria zë një vend fare simbolik

Vlera e projekteve kineze në 16 vende europiane i kalon 27 miliardë euro. Më shumë se gjysma e tyre janë realizuar në pesë vende të Ballkanit Perëndimor, ku Shqipëria zë një vend fare simbolik.

Ndërkohë që shumica e vendeve të Ballkanit kanë qenë të uritur për të ardhurat nga Kina, Shqipëria ka qenë më e veçuar në marrëdhënien e saj me Pekinin.

Në një kohë që në Ballkan janë rreth 120 projekte kineze me vlerë 32 mld dollarë, pjesa më e madhe në sektorin infrastrukturor dhe energjitik, Shqipëria u largua nga akumulimi i një borxhi kinez në këmbim të zhvillimit që nuk lëkund të ardhmen e vendit.

Investimet amerikane, ndonëse të vogla, po rriten shpejt. Referuar Bankës Qendrore të Shqipërisë, investimet direkte amerikane u rritën me 48% në fund të tremujorit 2020, nga 2019-a, duke arritur në 140 mln dollarë.

Ndonëse Shqipëria është orientuar drejt perëndimit, Kina nuk është penguar. Në fund të tetorit 2021, Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, vizitoi Shqipërinë pak para samitit të G20-s në Romë. Gjatë viteve të fundit, Pekini ka mirëpritur rritjen e tregtisë me Shqipërinë, vendi i tretë importues për Shqipërinë pas Italisë dhe Turqisë. Bregu Adriatik është gjithashtu interes i kinezëve për të përhapur ndikimin e tyre dhe për të pasur një rrugë për në Mesdhe.

“Shqipëria ka një vlerë simbolike për Kinën, dhe ky vend është ndër më interesantët në rajon për shkak të lidhjeve historike me Kinë dhe marrëdhëniet me politikat e ‘One China’”, thotë Stefan Vladisavljev, një analist serb. “Në anën tjetër, është pjesë e NATO-s dhe i është dedikuar anëtarësimit në BE, që e drejton Shqipërinë në politikat perëndimore.”

Marrë me shkurtime nga Foreign Policy*


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë