Marks-i parashikoi se kapitalizmi do të shkatërronte të gjitha llojet e mbetura të feudalizmit. Do të copëtonte “feudalizmin shumëngjyrësh që e mban njeriun të lidhur me eprorët e tij natyrorë”, në fjalët e “The Communist Manifesto”. Do të mbyste entuziazmin fetar dhe do të nënshtronte çdo institucion kombëtar nga logjika revolucionare e tregut global.
Deri tani, monarkia Britanike, një ndër të fundit e ngelur nga sistemet feudale, ka dhënë prova për një përgënjeshtrim të shkëlqyer të Marksizmit. Kurora ka mbijetuar dhe në kapitalizmin viktorian dhe ringjalljen e tregut ortodoksial, (tradicional) në 1979. Në Kushtetutën Angleze, Waltër Bagehot shpjegon pse: në pamundësi për të larguar kapitalizmin, monarkia në formën britanike, e riforcoi, duke u sjellë si ngjitësi i shpqërisë së ndarë në shtresa antagonistike dhe duke hutuar masën për burimin e vërtetë të fuqisë. Injektoi paganizmin, romancën, mistërin dhe dramën në jetën e britanikëve, duke larguar vëmendjen nga biznesi i errët i të qenurit një hallkë në zinxhirin e kapitalizmit.
Por Duka dhe Dukesha e Sussex mund të bien dakord me Marksin. Ata përfaqësojnë rrezikun më të madh të monarkisë moderne. Kërcënimet e mëparshme kanë qenë individuale, Eduardi i VIII-të, princeshë Diana dhe së fundmi princ Andrju. Rreziku momental është ai i një sistëmi ekonomik të tërë. Duke hequr dorë nga roli i “të parëve të mbretërisë” dhe duke theksuar se ata “duan lirinë e të ardhurave nga profesioni”, Duka dhe Dukesha kërcënuan për të nxjerrë thelbin e kapitalizmit në palcën e një monarkie.
Nuk është hera e parë që Ëindsors kanë eksperimentuar me kapitalizmin. Princeshë Diana i referohej familjes mbretërore si “firma” sepse ngjantë aq shumë me një biznes në qasjen e saj monarkike. Princi Charls shet mbi 200 mln paund në vit, ushqime organike nën firmën e tij. Por deri tani “firma” e ka trajtuar kapitalizmin si një shërbëtpr të feudalizmit. Princ Charls i jep fitimet e tij nga tregtia në bamirësi dhe nuk harron kurrë të predikojë vlerat superiore të “botës së vjetër”, duke denoncuar metodat intensive të bujqësisë dhe arkitekturën moderne, ndërkohë që u ka thënë biznesmenëve se e vënë fitimin para parimit.
Njerëzit e Sussex-it po bëjnë një gjë të re. Ata po mbrojnë kapitalizmin me kthetra, mënyra më moderne: globale më mirë se lokale, virtuale më mirë se fizike, drejtuar nga logjika e pashmangshme për trende të reja.
Ky lloj kapitalizmi është e anasjella e feudalizmit. Në një shoqeri feudale lidhesh me ndjekësit përshkak të detyrimeve të njëjta. Në kapitalizmin e shekullit 21, ti mbledh ndjekësit që t’i monetarizosh ata. Në një shoqëri feudale të caktohen pjesë tokash; Harry Duka i Sussex dhe vëllai i tij i vogël, Duka i Cambridge. Në shoqërinë kapitalistë të shekullit 21, ti mund të shkosh kudo në botë për të gjetur mundësinë më të mirë për të bërë biznes. Është me vend që faktori kryesor i kësaj shkrirjeje, Meghan Markle, është produkt i një biznesi argëtimi që ka bërë më shumë se çdo industri tjetër për të përmbushur parashikimin e Marksit se “gjithçka që është e shenjtë” do të “përdhosej” dhe “e gjitha që është e ngurtë” do të “shkrihej në ajër”.
Ata po tentojnë ta kthejnë veten në një firmë globale. Lëvizja e tyre e parë pasi lajmëruan se nuk do të ishin opjesë e përgjegjësive mbretërore ishte të publikonin emrin e firmës së tyre, Sussex Royal, që ngjan pak si firmë patatesh, por shumë shpejt do tqë jetë në Hollywood. Ata dy nisën punën me faqen e ueb-it në shtator, ku Sussex Royals do të ofrojë nga çorapet tek shërbimet e konsulencëa. Ata kanë punësuar agjenci të brendimit Article, knalin e fëmijëve Nickelodeon, ekipin e hokejit në Toronto, Maple Leafs dhe po bisedojnë me Disney, kompania që i di disa gjëra se si nxirren para nga princët e princeshat.
Firma të ndryshme thonë se Harry dhe Meghan e kanë gati firmën e tyre, e kanë patur gjithmonë, dhe mund të fitojnë deri në 500 mln paund brenda një viti. InfluencerMarketingHub, një ueb ë bën analizat e rrjeteve sociale, tregon se me 10 mln ndjekës në instagram, ata mund të marrin 34 mijë dollarë për një postim. Meghan Markle kërkohet tre herë më shumë se sa Beyonce.
Harry dhe Meghan po rishkruajnë rregullat e mbretërisë, që ata të mund të sillen më shumë si njerëz të famshëm se sa si shërbëtorë të publikut. Ata po planifikojnë të arratisen dhe nga sistemi mbretëror i raportimeve, ku gazetarët e mbretërisë ndajnë informacionet me gazetarët e tjerë nëpër media. Harry dhe Meghan synojnë të tërhiqen nga kjo, që të mund të zgjedhin mediat e tyre të preferuara. Megjithëse, duket se ata duan të vazhdojnë të marrin para nga Princi Charles. Negociatat janë duke u zhvilluar. Pallati mbajti një “samit krize” më 13 janar në përpjekje për të hartuar një traktat paqeje midis Kurorës dhe Sussexëve. Markle, e cila ndodhet në Kanada, nuk mori pjesë, duke e lënë Harry-n të mbronte këndin e Sussexes kundër gjyshes, babait dhe vëllait të tij.
Ekspertët e biznesit thonë se Harry dhe Meghan kanë interes për të ruajtur integritetin e firmës së tyre. Por logjikisht, kapitalizmi i shekullit 21 është kundër marrëveshjeve të paqta. Atyre do t’i duhet më shumë se trashëgiminia 20-30 mln paund e Harry-t për të qenë në një nivel me yjet e tjerë supër të pasur.
Siguria që marka e tyre të mbetet e preferuar dhe sigurimi i “kanaleve të tyre të shpërndarjes” do t’u kërkojë atyre të nxjerrin gjithnjë e më shumë para nga monarkia, ndoshta duke përfshirë skandalet rreth racizmit dhe seksizmit në zemër të familjes mbretërore. Drita e diellit që Ëalter Bagehot tha se nuk duhet lënë të hyjë në magjinë e monarkisë është si asgjë me shkëlqimin e kapitalizmit të shekullit të 21-të.
Burimi:The Economist/Përshtati: Gazeta “SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




