Haribo po tërheq produktet në Holandë pasi disa prej tyre u gjetën me gjurmë kanabisi.
Disa persona, përfshirë disa anëtarë të një familjeje, raportuan se ndiheshin keq pasi hëngrën nga një pako Haribo Happy Cola F!ZZ.
Një zëdhënës i organit të sigurisë ushqimore në Holandë (NVWA) tha se disa kishin raportuar “marramendje” pasi hëngrën Haribot.
Agjencia tha se u morën mostra dhe u gjet kanabis në to.
Një zëdhënës i Haribo i tha BBC-së se po punonte me policinë për të “përcaktuar faktet rreth kontaminimit”.

NVWA tha se tre pako u gjetën të kontaminuara, por Haribo po tërheq të gjithë stokun e saj si masë paraprake.
Qeset në fjalë kanë një datë përdorimi para janarit 2026 ndërkohë që nuk është e qartë se sa njerëz janë sëmurë.
NVWA tha se policia po hetonte se si kanabisi përfundoi në ëmbëlsira, raportojnë mediat holandeze.
Agjencia tha se kishte qese në qarkullim që “mund të çojnë në probleme shëndetësore, të tilla si marramendje, kur konsumohen”.
“Mos i konsumoni”, shtoi deklarata ndërkohë që kompania tha se tërheqja ishte në fuqi vetëm në Holandë, me vende të tjera të paprekura.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.