Politike

Hard-disqe dhe komunikime elektronike, bastisen natën zyrat e Partisë së Lirisë, Vasili: Kemi bërë denoncim

Zyrat e Partisë së Lirisë janë bastisur gjatë natës. Denoncimi vjen nga sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Petrit Vasili.

“Partia e Lirisë është përballur me  një ngjarje të tipit mafioz, karakteristike e ‘Rilindjes’, që kërkon të Qeverisë vetëm përmes shantazhit dhe presionit.

Në zyrat e saj kanë hyrë në mesnatë persona të paidentifikuar dhe të paautorizuar duke grabitur rrjetin e komunikimeve elektronike, një paisje DVR (hard disc) si dhe në mënyrë të fshehtë kanë kryer lidhje, dëmtime dhe këputje të linjave kabllore.

Partia e Lirisë në respekt të ligjit ka depozituar denoncimin e kësaj  ngjarjeje në Prokurorinë e Tiranës për hetimin dhe identifikimin e autorëve.

As kjo tentativë dhe asnjë presion nuk e ul dot ritmin dhe vendosmërinë e Partisë së Lirisë për t’u përballur me “Rilindjen” dhe mashat e saj, por përkundrazi shumëfishon energjitë e saj në betejën për përmbysjen e narkoqeverisjes rilindase’, shkruan Vasili.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë