Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka qënë figura e parë politike në Kosovë që ka uruar mbrëmjen e sotme me Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet e parakohshme.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se duke parë trendin e votave, mund të konstatojë që Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të parakohshme. Në një konferencë për media, pas mbylljes së vendvotimeve të dielën, Haradinaj ia uroi Albin Kurtin për fitoren.
“një fitore e Vetëvendosjes në këto zgjedhje. Shfrytëzoj rastin t’i uroj të gjithë partitë, edhe Vetëvendosjes fitoren”, tha ai.
Sa i përket partisë që drejton, Haradinaj tha se pret të marrë rreth 10 për qind të votave, duke mos e përjashtuar mundësinë e një koalicioni pas zgjedhor me Vetëvendosjen. “Ne kemi deklaruar se nuk kemi vija të kuqe, as për Vetëvendosjen as për ndonjë subjekt politik”, tha ai.
Haradinaj, i cili në këto zgjedhje garoi si i nominuar i AAK-së për postin e presidentit tha se për t’u zgjedhur presidenti i ri, duhet vullnet i forcave politike, që të arrijnë votat e mjaftueshme prej dy të tretave.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve preliminare, ku sipas të dhënave të para, Lëvizja Vetëvendosje prin me gati dyfishin e votave.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.