Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i AAK, Ramush Haradinaj ka folur për mediat pas mbylljes së votimeve në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Haradinaj shpalli se opozita fitoi dhe tha se tashmë është krijuar mundësia për një koalicion mes partive opozitare PDK, LDK dhe AAK për të hequr nga pushteti Vetëvendosjen e Kurtit.
Haradinaj e përjashtoi mundësinë e një koalicioni me Albin Kurtin.
“E kam vështirë me thënë saktë. Nuk jemi të kënaqur me sa thuhet. Disa informacione që vijnë thuhet se jemi dyshifror. Kemi bërë shumë punë, e vlerësojmë besimin, mundi ynë ka rezultuar me fitoren e opozitës. Opozita e bashkuar e krijon një shumicë solide dhe i jep Kosovës qeveri të qëndrueshme dhe besoj se kjo ndodh. Nuk do bëjmë koalicion me Vetëvendosje. U gëzuam që opozita mund të bëjë qeveri. Kemi disa shqetësime me mënyrën e mbartjes dhe tërheqjes pa vëzhgues. Zgjedhjet janë të mira, është punuar shumë.
Jam i kënaqur me fitoren e opozitës dhe i uroj sukses”, tha Haradinaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



