Edhe pse kandidoi në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë me shpresën se do të merrte presidencën, ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka hequr dorë nga kandidimi për këtë post.
Pas takimit me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se partia e tij nuk e ka shumicën e votave për t’u zgjedhur president.
Kreu i AAK tha se i takon fituesve të zgjedhjeve të 14 shkurtit të sigurojnë 2/3 e votave në Parlament për zgjidhen e çështjes së presidentit.
“Osmani dhe Kurti anë kërkuar një partneritet pozitë-opozitë, në këtë rast është e kuptueshme që Aleanca është parti konstruktive opozitare. Fituesit e zgjedhjeve duhet të gjejnë formulën për të krijuar qeverinë dhe për të gjetur shumicën për presidentin. Është në përgjegjësinë e tyre, ne nuk e kemi si Aleancë këtë mundësi, ajo që na mbetet është një rol opozitar”, tha Haradinaj.
Kjo deklaratë shënoi në fakt një tërheqje të madhe politike për Haradinaj, i cili kandidoi ashpër kundër Osmanit për postin e presidentit, edhe pse zgjedhjet e 14 shkurtit ishin parlamentare. Ai premtoi se nëse do të zgjidhej president do të mbante një referendum për bashkimin kombëtar me Shqipërinë, por partia e tij shënoi humbje katastrofike duke marrë vetëm 8 deputetë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




