Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka lëshuar edhe sot kritika për kryeministrin Albin Kurti.
Në një status në profilin e tij në Facebook ai shkroi: “E keqja ka emër – Albin Kurti”.
Nuk dihet ende nëse ky reagim i Haradinajt vjen pasi partneri i tij i koalicionit Fatmir Limaj mbrëmë ka dhënë shenja se mund të bashkëpunojë me cilindo, duke mos përjashtuar as Albin Kurtin për ta formuar qeverinë.
Limaj theksoi se për të, shërbimi ndaj vendit është mbi çdo ndasi politike dhe se ai do të kontribuojë në çdo formë për të mirën e Kosovës.
Qeveria e Kosovës nuk është formuar ende pas kryeministri Albin Kurti nuk i mori votat e duhura duke mos arritur të sigurojë numrin e deputetëve. Ndërkohë, po numërohen ende votat e diasporës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



