Nga Gazeta 'Si'- Ramush Haradinaj vlerësoi bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës, por kritikoi fort qeverinë e Albin Kurtit.
Në fjalën e tij, Haradinaj u shpreh se veprimet e Albin Kurtit janë në përputhje të plotë me axhendën e Serbisë dhe të Rusisë.
Madje teksa iu drejtua kryeministrit Rama dhe kryeparlamentares Spiropali, ai tha se në 4 vitet e qeverisë së Kurtit, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë në pikën më të ulët.
“Unë mendoj se cdo veprim i Kurtit është në përputhje të plotë me axhendën e Serbisë dhe të Rusisë. Dora e tij përçarëse ka depërtuar edhe në Maqedoni dhe në Preshevë. Madje e bëri edhe një përpjekje në Shqipëri, por ju nuk e latë. Marrëdhëniet me Shqipërinë këto 4 vjet gati sa nuk e kanë prekur fundin dhe ju e dini mirë ketë”, tha Kurti.
Haradinaj kërkoi një ndihmë nga ana e Shqipërisë, pasi siç tha ai është jetike për Kosovën dhe sigurinë e saj.
“Duam ndihmën për anëtarësimin direkt në NATO dhe atë jo vetëm përmes partneritet për paqe, sepse është i konsumuar me planin 10 vjeçar të krijimit të ushtrisë, por përmes planit aksional të anëtarësimit."
Haradinaj u shpreh se prej veprimeve të pakoordinuara të Kurtit, Serbia po shihet si viktimë, e Kosova si shtet jo serioz.
"Hapat e gabuar dhe të pakoordinuar të kryeministrit të qeverisë së Kosovës, për integrimin e serbëve të verut, Serbia është parë si viktimë. Kosova është vend nën sanksione nga BE dhe SHBA. Kosova është në të njëjtin thes me Korenë e Vereiut, për shkak të qeverisë Kurti.
Na u pamundësua anëtarësimi në Këshillin e Evropës. Jemi përjashtuar nga Defender 2023, janë ndaluar njohjet ndërkombëtare. Kurrë nuk kemi pasur marrëdhënie më të ftohta me partnerët startegjikë. Kryeminstri ynë ka arritur deri aty, e ka quajtur Sekretarin amerikan të Shtetit, Antonty Blinken, naiv. Çdo lëvizje e Kurtit është në përputhje me Serbinë”, theksoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.