Nga Gazeta 'Si'- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur sërish kryeministrin Albin Kurti spiun të Serbisë.
Kështu tha Haradinaj sot para mediave, pas raportimeve se terroristi Millan Radoiçiç ka pasur gisht në vendimin për pagat minimale.
“Kurrë, hera e parë në historinë e Kosovës, që është bashkuar vota e shqiptarëve me serbë në Listën Serbe kundër UÇK-së, është Albin Kurti. Dhe po ashtu është vërtetuar se për këtë votë janë marrë vesh pas shpinës së Kosovës. Nëse edhe kësaj nuk ia dimë emrin si quhet, kush para këtyre njerëzve në Kosovë se ka bërë këtë, kjo tregon se Kosovën e udhëheq njeriu i Serbisë, spiuni i Serbisë”, tha Haradinaj.
Dje në media u publiku një përgjim, në të cilin Kusari-Lila bisedon me terroristin Millan Radoiçiç. Aty dëgjohen teksa flasin për votimin e pagës minimale e votimin e një gjyqtari të Kushtetueses.
Kusari-Lila e ka quajtur “të montuar” përgjimin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.