Ka ndodhur

Hapte llogari në rrjetet sociale me identitetin dhe fotot e një vajze. Arrestohet 39-vjeçari

Gazeta Si – Një 39-vjeçar, me iniciale E. M., banues në Tiranë është arrestuar pasi hapte llogari false në rrjete sociale me të dhënat e shtetasve të tjerë.

Pas verifikimeve të kryera nga specialistët e Krimit Kompjuterik, ky shtetas ka hapur dhjetëra adresa false në mënyrë të vazhdueshme.

Operacioni policor i koduar “Username”, është finalizuar pas denoncimit të një vajze, pasi autori kishte hapur vazhdimisht llogari në rrjetet sociale me të dhënat dhe fotot e saj personale.

39-vjeçari nuk është i panjohur për drejtësinë, pasi ka qenë më parë i arrestuar për vjedhje me dhunë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë