Politike

Hapja e grupkapitujve, Kos: Shqipëria, shembull për Ballkanin. E ardhmja në BE!

Nga Gazeta ‘SI’ – Komisionerja europiane Marta Kos e quajti ‘histori suksesi’ rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Gjatë konferencës me kryeminsitrin shqiptar Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm polak, Radosław Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë, Kos tha se Shqipëria është shembull për vendet e tjera të Ballkanit.

“Shqipëria është histori suksesi e procesit tonë të zgjerimit dhe sot kemi hedhur një tjetër hap në zgjerim. E ardhmja e Shqipërisë është padyshim në BE. Sot jemi më pranë kësaj arritje se asnjëherë. Suksesi juaj ka një kuptim më të gjerë. Sepse mund t’i tregoni Ballkanit Perëndimor që me përkushtim mund të arrihet çdo gjë”, tha Marta Kos.

Sikorsi tha se gruptkapitulli i hapur sot është jetik për integrimin ekonomik të Shqipërisë në BE dhe përgëzoi vendin për përkushtimin e saj në rrugën drejt familjes së madhe europiane

“Kapitujt që hapëm sot janë jetikë për integrimin ekonomik të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Reformat e nevojshme do të çojnë në përafrim ekonomik me BE-në. Përgëzojmë qeverinë Rama për përpjekjet tuaja në rrugën drejt BE-së. Dua të theksoj faktin që shumica e popullit shqiptar mbështet këtë rrugë drejt Bashkimit Evropian. Përgëzoj Shqipërinë që është një partnere e besueshme në fushën e sigurisë, si aleate e NATO-s dhe për mbështetjen ndaj Ukrainës. BE-ja është e ardhmja e mirë, e sigurt dhe e begatë, të cilën e kemi përjetuar në Poloni që prej vitit 2004”,- tha Sikorsi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë