Nga Gazeta ‘SI’ – Është hapur zyrtarisht për qarkullim rruga Qukës-Qafë Plloçë këtë, me të gjithë sinjalistikën përkatëse.
Në inaugurimin e këtij aksi rrugor tejet të rëndësishëm, është i pranishëm kryeministri Edi Rama i cili tha se projekti është një “çlirim i madh”. Kryeministri është pritur me daulle, muzikë dhe flamuj kuq e zi nga banorët e zonës.
“Është projekti më i gjatë dhe stërmundimshëm sepse u nis mbrapsht”, tha Rama.
Ministrja ka ndarë foton më herët nga kjo rrugë ku ka shkruar: Gati gjithçka! Tanimë, distanca Tiranë-Korçë do të përshkohet për rreth 1 orë e 30 minuta.
Ky projekt përmirëson parametrat e rrugëtimit dhe bën të mundur aksesimin e trafikut, që kalon ndërmjet Korridorit të 8-të nga aksi rrugor Tiranë-Elbasan me pjesën e juglindjes, si dhe shkurtimin e distancave me pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, qytetin e Korçës dhe më tej.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



