Rruga e Arbrit u hap provizorisht dhe në ceremoninë e përurimit të kësaj hapjeje me rastin e Ditës së Çlirimit mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
Rruga kalohet me anashkalim në Tunelin e Murrizit për shkak se ky tunel nuk ka përfunduar.
“Për shkak të formacioneve gjeologjike komplekse, puna ka ecur më ngadalë dhe përfundon në pranverë, kur rruga do të bëhet për vetëm 47 minuta, nga 1 orë e 20 minuta që bëhet sot ose nga 4 orë që bëhej deri dje”, njoftoi Rama përmes Facebook.
Kryeministri zgjodhi që me rastin e festave të nëntorit të përurojë nisjen e punimeve për Aeroportin e Vlorës dhe të hapjen provizore të Rrugës së Arbrit, dy vepra madhore të dhëna nga qeveria me koncesion.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



