Gazeta Si – Mesfushori turk i Interit, Hakan Çalhanoglu, pësoi një dëmtim të martën në mbrëmje gjatë ndeshjes Turqi-Kroaci. Ai la fushën që në pjesën e parë për një problem në kofshën e djathtë. Mungesa e tij i prish shumë punë Interit, ndërkohë krijon mundësinë e aktivizimit për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani.
Interi ka ndeshje shumë të vështira në prill, përballet dy herë me Benfikën në Champions dhe dy herë me Juventusin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Priten analizat e detajuara për Çalhanoglu, për të kuptuar kohën e rikuperimit.

Turku e ka humbur ndeshjen e fundjavës me Fiorentinën dhe rrezikon dhe gjysëmfinalen e parë të Kupës së Italisë me Juventusin më 4 prill. Simone Inzagi shpreson ta ketë më 11 prill, për sfidën e parë me Benfikën në ‘Da Luz’ të Lisbonës.
Në situatën aktuale, Asllani mund të marrë më shumë minuta, aq më shumë që edhe Brozovioç nuk është në formën e tij optimale. Mesfushori kuqezi luajti 75 minuta ndaj Polonisë në Varshavë dhe bëri një paraqitje të mirë. Inzagi e ka ‘injoruar’ deri tani, duke i dhënë minuta me ‘pikatore’, por mund të ketë nevojë për shqiptarin në këtë moment të vështirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




