Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar hapjen e bypassit të Fierit në të dyja korsitë.
“Prej mesditës së sotme, bypassi i Fierit është i hapur, në të dyja koristë e tij, për qarkullimin e automjeteve”- lajmëron Ministria.
Ngërçi qendronte tek 22 km rrugë që nuk përfundojnë dot prej në 6 vitsh.
ARRSH mbylli procedurat e fundit të kompanisë fituese që në tetor të 2018-ë dhe punimet parashikoheshin të nisnin në nëntor me një kohëzgjatje prej 15 muajsh.
Mandej Ministrja Balluku do të premtonte hapjen në 1 maj.
Punimet në këtë by-pass janë deklaruar shumë herë si drejt përfudnimit.
E njëjta histori ngjau edhe në janar të këtij viti ku ARRSH deklaroi mbylljen edhe të korsisë që kishte në funksion me qëllim përfundimin e punimeve dhe vënien në funksion në 1 maj.
Por edhe prej asaj date kaluan plot 1 muaj e gjysmë derisa ky aks u bë i qarkullueshëm për automjetet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




