Nga Gazeta ‘SI’ – Në Pogradec është inaguruar burgu i ri i grave.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ishte në hapjen e institucionit më të ri në vend dhe tha se burgu i ri është bazuar në standarde europiane.
“Është një lajm i mirë që të gjithë së bashku kemi arritur të bëjmë një punë të mirë, që gratë dhe vajzat në konflikt me ligjin të kenë një trajtim dinjitoz, siç është paraparë në ligj, por edhe nga të gjitha standardet evropiane të trajtimit të paraburgosurve dhe të dënuarve,” tha Manja nga burgu i ri në Pojskë të Pogradecit.
Ish-burgu i grave, ai në zonën e Ali Demit është drejt mbylljes, por momentalisht do të qëndrojnë vetëm gratë dhe vajzat që marrin dënime të ulta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




