Në mesnatë duke u gdhirë e hëna e sotme ka nisur nga operimi linja 400 kv e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, njohur edhe si autostrada energjitike mes dy vendeve dhe katër vite pas finalizimit të projektit.
Projekti është frut i marrëveshjes mes dy vendeve për një treg të përbashkët energjetik.
Projekti i nisur që në qeverinë Berisha, do të përfundonte në mandatin e parë të qeverisë Rama sipas këtij të fundit, në harkun kohor të dy viteve, në 2016-ën, por u mbajt peng nga pala serbe.
Nisjen e operimit të linjës energjetike, kryeministri Edi Rama, prezent në ceremoninë e publikimit ia faturoi Shengenit Ballkanit, duke e nënvizuar dy herë.
“Më në fund ia kemi dalë tia arrijmë kësaj dite e cila faktikisht nëse kthehemi pas e shohim historikun e këtij procesi ka marrë shumë kohë. Puna nuk nisi kurrë në qeverinë paraardhëse, jo vetëm që asgjë nuk nisi, por sistemi ynë elektroenergjetik vijoi të dekradojë deri në pikën që u bë një barrë shtypëse në shpatullat e shtetit shqiptar duke rerzikuar falimentimin. U desh viti 2014 që qeveria jonë të niste zbatimin e këtij projekti madhor dhe e mbyllëm projektin në 2016 ekzaktësisht 2 vjet. Sot jemi 4 vite pas përfundimit të plotë të projektit”, tha Rama.
“Linja nuk u vu në punë sepse mbeti peng e një vullneti politik sepse pala serbe nuk pranonte ta njohte pavarësinë e rrjetit të Kosovës, por të mbetej i varur nga Serbia, ky është Shengeni rajonal. Kështu zgjidhen problemet me rëndësi të madhe që mbeten peng i shteteve të mëdha dhe grandomanisë që i ka penguar shqiptarët të shohin përtej hundës së tyre. Morëm mbrapsht për atë që jemi mbledhur, është një prej projekteve sic e thoshte parardhësi im më të mëdha në historinë e dy vendeve, por unë them e shteteve tona, një vend me dy shtete. Kjo do të jetë një hapësirë e përbashkët e integruar energjetike, hapësirë e pavariur si një hallkë themelore e një sistemi më të gjerë ai europian. Linja 400 kilovolt do të sjellë impakt të jashtëzakonshëm dhe do të rrisë konsiderueshëm kapacitetin interkonjektiv të OST-së. Shqipëria gjeneron 97 % energji nga hidrocentralet, Kosova nga termocentralet. Prandaj kuptohet rëndësia e shkëmbimit energjetik me projektin e sotshëm”- u shpreh Rama.
Sipas tij, kjo do të thotë që sot jemi reciprokisht më të fuqishëm nga pikpamja e kapaciteteve, për sa na takon si Shqipëri që kemi në nivel të lartë prodhim energjie të pastër, që në Europë përdoret për të ulur kuotat e karbonit, prandaj jep perspektivën që ne të eksportojmë.
Në Kosovë, shpjegoi ai, sistemi ka kosto operacionale të larta, duke qene se varet nga termocentralet.
Në Kosovë nuk ka fleksibilitet se baza e prodhimit është ajo e termos, mungesa e fleksibilitetit e bën të pamundur racionalizimin ndaj kërkesës së ndryshueshme të menjëhershme.
“Shengeni rajonal nuk është dorëzimi i sovraniettit dhe pavarësisë, është shëmbëlltyrë e vënies në shfrytëzim të sovranitetit dhe pavarësisë për të bashkëvepruar me njëri-tjetrin për të bërë politikë largpamëse duke mos e lënë të kandisemi në statuse nacionaliste që sjellin si rezultat mbylljen dhe varfërinë. OST dhe KOS sjellin një koncept të ri e sëbashku me bursën e energjisë që sjellë bazat e një sistemi të unifikuar energjetik që do të ketë të mira të mëdha për të dyja shtetet dhe në fund fare për popullatën shqipatre këndej dhe andej kufirit. Është zgjidhja më e mirë teknike për problematikën e madhe të nevojës për rezerva. Mandej do të sjellë reduktimin e humbjeve, shkëmbimin e energjisë mes opertorëve”- tha Rama.
Minsitrja Balluku e konsideroi projektin si një Gur kilometrik në përmirësimin e jetës së njerëzve dhe një shtyllë në krijimin e tregut rajonal, në të ardhmen pjesë e rrjetit europian.
Si ministrja Balluku edhe drejtori i OST -së Skerdi Drenova u shprehën se projektet në fushën e energjetikës nuk mbarojnë këtu, por shumë shpejt do të futet në operim edhe një tjetër linjë e mandej synohet tregu europian.
Funksionalizimi i linjës kishte mbetur peng shkak i shfrytëzimit të linjave pa pagesë nga Serbia për energjinë transit. Nga kjo energji, Serbia që nga vitit 2008 ka përfituar 65 milionë euro. Si pasojë Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut deri tani ka paguar kredi në vlerë të 7 milionë eurove, nga 17 milionë sa ka marrë gjithsej për ndërtimin e linjës, megjithëse vazhdon të jetë pasive.
E operimi i Kosovës si bllok rregullues, mundëson jo vetëm qarkullimin e energjisë përmes linjës me Shqipërinë, por edhe pavarësimin e tërësishëm nga Serbia në aspektin energjetik dhe shtrirjen e autoritetit edhe në veri të vendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



