Motosport

Hamilton reagon ashpër: Shokuese të garojmë, komandon paraja

Formula 1 nuk ndalet nga Koronavirusi, edhe pse janë disa persona të dyshuar si të infektuar që mund të përfundojnë në karantinë. Një vendim që nuk i pëlqen aspak kampionit të botës, Ljuis Hamilton, i cili ka reaguar ashpër.

“Është e pakuptimtë dhe shokuese të jesh këtu dhe bësh garë, duke ditur atë që po ndodh në botë. Jan kaq shumë persona të grumbulluar bashkë në Melburn për Çmimin e Madh”, – thekson Hamilton, i cili sulmon më tej edhe drejtuesit e Formulës 1. “Shumë organizata dhe federata po reagojnë, ndoshta me pak vonesë, NBA-ja për shembull ka pezulluar sezonin e basketbollit, ndërsa Formula 1 vazhdon. Është bukur të garosh, por të jem i sinqertë, jam shumë i surprizuar që ndodhem këtu. Me sa duket, komandën e bën paraja”, – ka shtuar Hamilton.

Pavarësisht situatës me pandeminë e Koronavirusit, Formula 1 ka vendosur të mos ndalet dhe Mercedesi i Hamiltonit niset gjithmonë favorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë